Në Spitalin Infektiv në Tiranë ka ndërruar jetë një pacient 90-vjeç, ndërsa me konfirmimin e 19 rasteve të reja, numri i rasteve shkon gjithsej në 494, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në Shqipëri rritet në 25 numri i të vdekurve nga COVID-19, ndërsa me konfirmimin e 19 rasteve të reja, numri i rasteve shkon gjithsej në 494, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,
Në njoftimin zyrtar ministria konfirmon se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë një pacient 90-vjeç nga Fieri, i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
“Dje janë testuar 252 persona të dyshuar dhe nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 4.558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste. Kurba mbetet e qëndrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar. 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje”, thuhet në njoftim.
Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.
Kujtojmë se në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa institucionet kanë marrë masa të shumta si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve me disa vende, pezullimi i transportit urban dhe i qarkullimit të automjeteve private dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve./AA
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë