Rënia e temperaturave dhe shirat duket se u kanë dhënë fund zjarreve. Por, reshjet në formë stuhie shkaktuan dëme, deri edhe bllokime në disa rrugë.
Aksi Dukat-Llogora u bllokua gjatë natës nga një masiv gurësh. Dy mjete të rënda punuan për hapjen e qarkullimit, që për momentin bëhet vetëm me një kalim, deri në pastrimin e plotë të rrugës nga masivi shkëmbor. Shkarja e dheut, sipas policisë ka ndodhur pikërisht në vendin, ku para disa ditësh zjarret shkrumbuan pyjet.
Ndërkohë, shiu i rrëmbyer në Durrës shkaktoi përmbytjen e rrugëve në disa lagje të qytetit, duke e bërë të vështirë kalimin për këmbësorët, deri edhe të automjeteve në rrugë.
Megjithatë, 10 vatrat e zjarrit të një dite më parë janë shuar, duke normalizuar gjendjen në të gjitha qarqet në vend. Zjarri më i fortë ishte ai në malin e Taraboshit, në Shkodër, që për 3 ditë shkrumboi sipërfaqe me shkurre, dushqe dhe pisha të rralla.
Po ashtu janë shuar edhe vatra të tjera zjarresh në Munellë të Pukës, në disa fshatra në Mirditë, në Bulqizë ku u dogjën sipërfaqe me pishë dhe dushk, në Peshtan të Fierit dhe disa fshatra në Gjirokastër dhe Elbasan.
Meteorologët thonë se vendi është përfshirë tashmë nga masa të ftohta veriore. Parashikohet që edhe java që vjen të nisë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta. Ndërsa në mesjavë priten masa më të ngrohta, që do të rrisin sërish temperaturat. /TopChannel/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?