Në Shqipëri ndërpritet importi dhe shitja e lëndëve piroteknike

07:10 | 28 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministria e Brendshme e Shqipërisë u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë, të cilat i drejtohen tregut të gjerë.

“Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë, do të ndalohet e ndëshkohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Në prag të festave të fundvitit, kjo ministri u ka bërë thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e këtyre mjeteve nga fëmijët apo të rriturit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm