Mielli që hyn në tregun shqiptar ka nivel shumë të ulët të proteinave krahasuar me normën e përcaktuar, por edhe vlera të tjera ushqimore.
Mielli i bardhë dhe produktet e saj si buka, e cila përdoret masivisht në popullatë rezultojnë me 6-7 % në nivelet e proteinave, kur norma është 12 %. Organizata Botërore e Shëndetësisë, prej disa vitesh e ka ngritur këtë shqetësim për Ministrinë e Shëndësisë pasi nga të dhënat e IShP-së rezulton se 30 % e popullatës ka problem të anemisë, kryesisht te fëmijët dhe gratë shtatzëna. Madje që në vitin 2012 u kërkua që mielli të pasurohet edhe me disa vitamina shtesë.
Por ndonëse në vitin 2012 u ngrit grupi i punës dhe do të detyroheshin fabrikat e miellit per ta fortifikuar atë me elemente shtesë, një nismë e tillë prej pothuajse 7 vitesh është lënë në harresë. Ndërkohë që ekspertët që merren me ushqimin, insitojnë në fortifikimin që i duhet bërë miellit në të mirë të shëndetit të konsumatorit.
E ndërsa thjesht duhet miratuar një ligj për të detyruar bizneset, kjo nismë që lidhet me ushqyerjen e konsumatorëve mbahet peng nga këta të fundit, të cilët rrisin fitimet e tyre në kurriz të qytetarëve./TCH
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...