Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme një video në profilin e tij në ‘Facebook’, ku sipas tij, janë vjedhur votat në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën me 25 qershor në Shqipëri.
Berisha thotë se vota të PDIU-së në Tiranë janë vjedhur nga komisionerë të PS-së, duke bërë kështu që vota e qytetarëve të tjetërsohet.
Ish-kryeministri i ka bërë thirrje KQZ-së që të rinumërojë edhe një herë nga e para votat e qarkut të Tiranës, ndërsa i kërkon prokurorisë që të hetojë peronat në fjalë.
Statusi i Berishës:
Qytetari dixhital denoncon:
Vjedhjen e mandatit te PDIU nga Noriega ne qarkun e Tiranes. Ai thote se disponon 19 video per vjedhjen skandaloze te mandateve nga kanibalet e votave te Edvin Kristaq Rames.
I bej thirrje KQZ te rinumeroje nga e para votat per qarkun e Tiranes dhe per cdo qark tjeter ku ekzistojne te dhena per vjedhje te votave. I bej thirrje Prokurorise se shtetit te ndeshkoje me forcen e ligjit kriminelet e votes se shqiptareve.
Lexoni ju lutem mesazhin dhe shikoni videon skandaloze qe ka derguar qytetari dixhital! sb
“Pershendetje doktor, kjo eshte vetem nje prej shume videove qe kemi gjetur nga rregjistrimet e kamerave ku shihet se si PS ka tjetersuar voten e PDIU gjate numerimit. Kemi gjetur skandale te tjeta dhe me te medha se kaq, jane plot 19 video te tjera me akte te dhunimit te votes gjate procesit te numerimit.”
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin