Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se 368 mijë doza do të jenë falas për grupet e rrezikuara.
Personeli shëndetësor ka nisur i pari vaksinimin kundër gripit sezonal. I programuar për të vaksinuar falas disa grupe në risk, procesi ka nisur nga vetë bluzat e bardha për t’u shtrirë më pas në popullatë.
“Këtë vit, edhe në kuadër të strategjisë tonë të Vjeshtë-Dimrit, edhe të kontrollit të sëmundjeve infektive, kemi arritur që në një kohë shumë të shpejtë të bëjmë të mundur sjelljen e vaksinës së gripit në muajin Shtator. Sot është dita e parë e nisjes së këtij programi, duke filluar me personelin shëndetësor”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja thotë se këtë vit janë siguruar më shumë doza vaksine se një vit më parë dhe do të ketë shtim të grupeve që do ta përfitojnë falas.
“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksinimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”.
Vaksinimi falas do të bëhet në poliklinika sipas një kalendari të përcaktuar. Do të jenë mjekët e familjes që do të thërrasin personat e riskuar për kryerjen e vaksinës, sipas parashikimeve.
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...