Javët e fundit, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërritën dhjetëra ankesa dhe foto për cilësinë e domateve. Sipas tyre, domatja është e pakonsumueshme, pasi fermerët përdorin hormone.
Nisur nga këto ankesa, gazetarët e “Fiksit” bënë një vëzhgim të thjeshtë, duke shkuar drejtpërdrejt te fermeri, duke i bërë një pyetje të thjeshtë: Përdorin apo jo hormone?
Fillimisht gazetarët pyetën një agronom në Lushnje, se te cilat sera të drejtoheshin për domate pa hormone. Agronomi pohoi se në të gjitha serat përdoren hormone dhe ngjyrues, madje jashtë normave.
“Hormoni lejohet në të gjithë botën, por te ne, nga kati i parë duan ta çojnë në kat të pestë bimën”, shprehet ai.
Në Fier-Shegan, një shitëse tregon se, edhe pse i shet, vetë nuk konsumon asgjë nga ato që tregton.
“Nuk fus në shtëpi as kastravec, as domate. Nuk ia vlejnë, pasi fermerët abuzojnë duke u hedhur 4- fishin e normës. Kastravecit ia hedhin ilaçin te rrënja dhe është shumë i dëmshëm për organizmin”, tregon ajo.
Në fshatin Kozare të Kuçovës, një fermer thotë se në të gjitha serat që janë në fshat, askush nuk ka domate “pa hile”.
“Nëse i do për fëmijë, mos merr. Nuk bëjnë, ose vetëm t’i sëmurësh me duart e tua”, i drejtohet ai gazetarit, raporton TCH.
Ndërkohë që të gjithë fshatarët kanë sera dhe kanë mbjellë në to domate, por askush nga ata vet nuk i konsumon.
“Unë jam fshatar vetë, por kam frikë t’i ha”, pohon një fermer. “Filloj e ha nga fundi i majit kur ngrohet koha dhe piqen natyralisht”.
Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit, i pyetur nëse mund t’i orientonte gazetarët në një serë të mirë për të blerë domate, ai përgjigjet se asnjë fermer në fshat nuk ka domate të sakta, pa hormone.
“Ta them me plot bindje se në Kozare është problem për të ngrënë perime”, thotë ai.
Në të gjithë fshatin, gazetarët i drejtuan vetëm te një fermer që nuk u hidhte hormone domateve. Rrugës për ta gjetur atë, pyesin një tjetër banore të fshatit për domate “të sakta” se ku mund t’i gjenin ato.
Ajo i drejton tek i njëjti fermer që i kishin orientuar edhe më parë gazetarët, se për domate të tjera ajo kishe serë vetë, por që nuk mund t’ua shiste, pasi ato ishin me hormone.
“Unë kam serë vetë, jam vetë e fushës, por ik tani se mund të thoja hajde se t’i jap unë”, u thotë ajo gazetarëve të “Fiks Fare”. Te dyqani që i kishin orientuar gazetarët, pyesin shitësin dhe ai ua pohon se domatet të gjithë i kanë me hormone.
Për të mos e thënë drejtpërdrejt, pyetjes së gazetarit ai i përgjigjet me një tjetër pyetje: Pse po kthehen gjithë ato trajlera në Doganë?
Kurse një tjetër fermer pohon se këto hormone i bëjnë keq organizmit të njeriut dhe fermerët me papërgjegjshmërinë e tyre po sëmurin njëri-tjetrin, madje ai shton “po u shpiket kanceri njerëzve nga abuzimi”.
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...