Google ADS

Në Shqipëri, brenda korrikut miratohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë

12:03 | 14 Korrik 2022
E.H

Brenda kësaj legjislature, brenda muajit korrik parlamenti i Shqipërisë do të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga mazhoranca, e cila lajmëroi se rezoluta paraprakisht do të diskutohet në Komisionin e Jashtëm, pasi opozita ka propozuar dy rezoluta, një nga kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe tjetra nga deputet mbështetës të Sali Berishës.

Futja ne rend të ditës shkaktoj debate mes Lindida Nikolles dhe Enkeled Alibeajt.

Ky i fundit tha se kjo rezolute duhet të ishte miratuar ne baze te procedurës më 27 qershor, ndërsa tani është futur në rend dite pa u diskutuar më parë në Konferencë Kryetaresh, gjë që u mohua nga kryetarja e kuvendit.euronews.al

Të ngjashme