Në Shqipëri arrijnë 60 mijë doza të vaksinës kineze anti-Covid

15:16 | 23 Maj 2021
Përparim Bublaku

Në Shqipëri kanë arritur sot 60 mijë doza të vaksinës kineze kundër koronavirusit, të kompanisë Sinovac.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook. Rama ka njoftuar se nesër do të arrijnë edhe disa doza tjera të vaksinës së Pfizerit.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë”, ka shkruar Rama në Facebook.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme