INSTAT thotë se papunësia në Shqipëri rritet në 11.9%.
Numri i personave që humbën punën gjatë muajve kur vendi karantinoi pjesën më të madhe të biznesit ka arritur zyrtarisht në 50 mijë. Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, numri i të punësuarve arriti në 1 milion e 224 mijë në fundin e tremujorit të dytë të këtij viti, nga 1 milion e 274 mijë që rezultoi në fund të vitit 2019.
Shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rritje me 0.4 pikë përqindje për të dytën herë rresht në pjesën e parë të vitit, duke reflektuar vështirësitë e biznesit. Papunësia arriti në 11.9%, ndërsa numri i personave të dalë të papunë ka rezultuar më i lartë te moshat e mëdha.
Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë shkurtuar vendet e punës, por goditjen më të madhe e ka dhënë industria, e ndjekur nga shërbimet dhe bujqësia. Përkundrejt kësaj situate, niveli i pagave në rang vendi është rritur me 2.9% gjatë periudhës së pandemisë si në sektorin publik dhe në atë privat.
Paga mesatare arriti në 54.149 lekë në fund të Qershorit. Rrogat më të larta vazhduan të regjistrohen në sektorin financiar dhe atë industrial./Tv Klan
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...