Në çdo 10 gra shqiptare njëra prej tyre ka përjetuar dhunën ekonomike nga bashkëshorti apo partneri i tyre.
Edhe pse jetojmë në periudhë ku roli i gruas në ekonomi dhe biznes është i rëndësishëm, përsëri forma më e përhapur e dhunës është kufizimi i lirisë së grave për të shkuar në punë, për t’u marrë me tregti apo në projekte që sjellin para. Forma të tjera të dhunës ekonomike janë kontrolli i parave dhe kufizimi i përdorimit të tyre nga partneri që ndan jetës.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 7% e grave kanë përjetuar dhunë ekonomike (një apo më shumë nga tri llojet e dhunës ekonomike). Më konkretisht, 4,0% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët e tyre nuk i lejonin të gjenin një punë, të shkonin në punë, të tregtonin dhe fitonin para dhe/ose të merrnin pjesë në projekte që gjenerojnë të ardhura. Gjithashtu, 3,8% e grave raportuan se bashkëshortët/partnerët ua merrnin të ardhurat kundër vullnetit të tyre dhe/ose ua kontrollonin paratë apo pronat kundër vullnetit të tyre, madje edhe kur për vete kishin para për gjëra të tjera, si për alkool dhe/ose cigare.
Dhunë ekonomike janë aktet e kontrollit dhe monitorimit të sjelljes së një individi në lidhje me përdorimin dhe shpërndarjen e parave dhe kërcënimin e vazhdueshëm të mbarimit të burimeve ekonomike.
Dhuna ekonomike përfshin akte të tilla si mohimi i parave, refuzimi për të kontribuar financiarisht, mosplotësimi i nevojave për ushqim dhe nevojave bazë, dhe kontrolli i qasjes në shërbimin shëndetësor, punësim, dhe të tjera.
Në marrëdhënie shtëpiake dhe intime, burrat dhunues përdorin dhunën ekonomike për të kontrolluar paratë e familjes, duke përfshirë pagat e grave kur ato punojnë jashtë shtëpisë. Vrojtimi përfshiu zëra specifikë sipas sjelljeve të tyre, të cilët matën forma të ndryshme të dhunës ekonomike që gratë përjetojnë zakonisht në martesa/marrëdhënie intime dhunuese. Si pjesë e analizës, tre zërat e sjelljes specifike u përllogaritën për të krijuar një matje të përgjithshme të përjetimeve të grave nga dhuna ekonomike.
Gratë e rrahura zakonisht nuk përjetojnë vetëm një formë dhunë ekonomike në martesën/marrëdhënien e tyre intime të tyre; shpesh ato përjetojnë forma të shumëfishta të dhunës ekonomike. Grafiku 6.5 tregon përqindjen e grave që kanë përjetuar një apo më shumë nga tri llojet e ndryshme të dhunës ekonomike të renditura në Tabelën 6.5; vetëm 4,0% e grave kanë përjetuar një lloj të dhunës ekonomike, 2,3% kanë përjetuar dy lloje, dhe 0,7% kanë përjetuar secilën nga tre llojet e dhunës ekonomike. Të dhënat u analizuan më tej për të kuptuar marrëdhënien midis moshës së grave dhe përjetimeve të dhunës ekonomike.
Grafiku 6.6 tregon se gratë e moshës 18-24 vjeç (10,9%) dhe 45- 54 vjeç (9,0%) kishin më shumë gjasa të përjetonin dhunë ekonomike në martesën/marrëdhëniet e tyre, krahasuar me gratë e moshës 25-34 (6,3%), 35-44 vjeç (6,8%), 55-64 vjeç (6,0%) dhe 65-74 vjeç (4,9%). Ka a të ngjarë që gratë e moshës 18-24 vjeç të kishin më shumë gjasa të përjetonin dhunë ekonomike, sepse ishin në fillim të martesës së tyre, por nuk është e qartë se çfarë kontribuon në përqindjen më të lartë të grave të moshës 45-54 vjeç, të cilat kanë përjetuar dhunë ekonomike. Nevojiten të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar përjetimet nga gratë të dhunës ekonomike./monitor.al
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës