Ujërat po largohen nga Shkodra, por fermerët thonë se e keqja më e madhe tani po vjen për ta. Në gjithë zonën prej disa mijëra hektarë që është nën ujë, bagëtitë rrezikohet të ngordhin sepse nuk kanë më ushqim.
Me tërheqjen e ujërave nga zonat përmbytura të Nënshkodrës, banorët po përballen me pasojat. Nuk ka më rezerva ushqimore dhe bagëtitë po kullotin në barin me baltë.
“Rezervat ushqimore kanë mbaruar. Kam nxjerr bagëtinë për të kullotur, tani është dorë të zotit”, shprehet një prej banorëve.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi thotë se situata është e rëndë.
“Ka një ulje të ujit në të gjithë territorin, por diferenca nuk vërehet sepse lartësia mbi tokën bujqësore dhe ndërtesat vijon të jetë e konsiderueshme. Rezervat kanë përfunduar, mund të them figurativisht dje. Furnizimet që kanë ardhur kanë plotësuar 32% të nevojës 20 e ca ditore, jemi në javën e tretë. Vetëm 6 % e nevojës për bar të thatë është sjell”, shprehet Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë Shkodër.
Sipas drejtuesve të Bashkisë Shkodër në të gjithë zonë e përmbytur duhen 30 tonë koncentrat dhe 50 tonë bar i thatë./TCH/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...