Policia e Shtetit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje në Malësi e Madhe, Shkodër.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se,ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes dy bashkëshortëve.
“Vihet në pranga 60-vjeçari, i cili tentoi ta godiste me mjet prerës bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri”, thuhet në njoftim.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...