3,3% përqind u shtrenjtuan karburantet në tremujorin e dytë të vitit sipas Bankës së Shqipërisë.
Vlera më lartë u arrit në qershor ku nafta dhe benzina u tregtuan me rritje 5,6% përqind.
Banka qendrore thotë se rritjet në tregun vendas janë ndikuar nga rritja e çmimeve në tregun botëror, por në fakt prej vitesh në Shqipëri në çdo sezon veror karburantet shtrenjtohen.
Shqipëria ka një barrë të lartë fiskale për tregtimin e naftës dhe benzinës, madje në 2017 edhe gazit të lëngshëm që përdoret për automjete i është vendosur akcizë.
Mbi 60 përqind e çmimit të karburanteve që blejnë qytetarët shqiptarë përbëhet nga taksat. Përveç taksave buxhetore në çmim janë përfshirë dhe tarifa që i marrin koncesionarët privatë, si ai për shërbimin e skanimit apo markimit të karburanteve.
Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.
Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy tarifa shërbimesh që paguhen për koncesionarët privatë. 1 lekë për litër për markimin e karburanteve dhe 1,4 lek për litër për koncesionin e markimit. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është 20 për qind e çmimit final ose rreth 30 lekë për litër.
Një litër naftë sot në Tiranë tregtohej me mbi afro 180 lekë për litër nga të cilat rreth 110 lekë janë taksa.
Top Channel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...