Në qendrën shëndetësore të Velipojës çdo ditë kërkojnë ndihmë 100 persona

01:21 | 24 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Këtë sezon turistik plazhi i Velipojës po përballet me një numër të shtuar të turisteve por kjo është shoqëruar edhe me një fluks të qytetareve që paraqiten pranë urgjencës.

Rreth 100 pushues në ditë, kërkojnë ndihmën e mjekëve dhe infermierëve për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore por bluzat e bardha e shohin me shqetësim përhapjen e koronavirusit, sidomos tek fëmijët e vegjël.

Ndërsa pushuesit duket se e kanë harruar pak virusin dhe vëmendja kryesore është tek pushimet.

Çdo ditë, në qendrën shëndetësore të Velipojës rezultojnë 8 deri në 10 pushues pozitiv me koronavirusin, ndërsa sipas mjekëve lajmi i mirë është se infektimin po e kalojnë me simptoma të lehta./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme