Në qelinë e 37 vjeçarit gjendet heroinë

11:24 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Policia e Elbasanit bën të ditur se në qelinë e një të dënuari në burgun e Peqinit është gjetur një sasi heroine.

Bëhet fjalë për Sokol Isufaj, 37 vjeçar nga Elbasani i cili aktualisht vuan dënimin për armëmbajtje pa leje.

“Sokol Isufaj, 37 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht i dënuar për veprën penale , “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e sigurisë I.E.V.P.Peqin në dhomën e tij, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8.5 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë”, njofton policia./ Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme