Gjatë ditës së diel në Tiranë, numri i qytetarëve është tepër i ulët. Në këto ditë të nxehta ata preferojnë të pushojnë në mal, det apo të freskohen në pishina. Por mjekëve, policëve, kamarierëve dhe gazetarëve u duhet të qendrojë në punë, për ta është në ditë normale pasi u duhet t’i shërbëjne qytetarëve. “
“Tirana është bosh, kjo nuk do të thotë që nuk ka punë përkundrazi në këtë sezon ka më tepër punë sidmos në zonat e plazhit. Marim 100-1300 telefonata në ditë që duhet t’i përgjigjemi në kohë reale”- tha Klejdi Cankaj mjek pranë ugjencës kombëtarë.
“Kur vjen të djelën në punë mëngjesi është shumë i qetë e të duket sikur nuk do të ketë lëvizje, por kur njërëzit kthehen nga plazhi atëherë fluksi është tepër i madh kjo edhe për shkak të aksidenteve që mund të ndodhin”- tregon Valmira Abilaliaj, kirurge pranë Spitalit Ushtarak.
“Në verë shtohet numri i turistëve dhe na duhet tu përgjigjemi për çdo kërkesë, madje edhe duke i këshilluar pikat turistike në kryeqytete. Punojmë 24 ore në 7 ditë të javës” tha- Leonard Topciu, punonjës në Policinë Bashkiake.
“Kam 15 vjet që punoj instruktor nuk më bën më përshtypje, punoj për të këshilluar të tjerët dhe për të kënaqur pushuesit. Kjo më mjafton. Në orar të punës nuk më lejohet të lahem edhe pse është kaq vapë”- tha Kujtim Vrapi, instruktor noti.
Të vetmit këmbësorë që sheh në Tiranë janë tursitët e huaj.
“Në Shqipëri kam qenë edhe më parë, Tirana më pëlqen shumë është një qytet i madh Euroipian për këtë arsye e vizitojmë. Gjithashtu duhet të themi që ka vende të bukura historike”- tha një turist.
“Këtu në Tiranë është shumë bukur dhe tepër ngrohtë, gjë të cilën nuk e kemi në Poloni. Po më pëlqen jashtëzakonisht si vend- tha një turist tjetër.
Kjo qetësi në Tiranë zgjat vetëm në fundjavë, në mëngjesin e së hënës nisin lëvizjet pasi qytetarët shkojnë në punë. /Top Channel
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...