Në pritje të shpalljes së platformës për qeverinë tranzitore, çfarë është mësuar deri më tani

18:15 | 1 Maj 2019
L G

Pritet që ditët në vijim Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar të publikojnë të plotë platformën e tyre për qeverinë tranzitore, por deri më tani janë mësuar detaje të reja në lidhje me propozimin e opozitës që sipas saj do të sjellë zgjidhjen e krizës politike në vend.

Mësohet se opozita do të propozojë një qeveri tranzitore me një mandat të shkurtër, deri në 6 muaj, kohë e mjaftueshme sa për të organizuar zgjedhjet e parakohshme që sipas opozitës do të mbajnë një standard demokratik.

Mësohet gjithashtu se do të kërkohet depolitizimi i komisioneve zgjedhore si dhe miratimi i një kodi të ri zgjedhor.

Kujtojmë se ditën e nesërme opozita do të dalë sërish në rrugë për të protestuar, por ndryshe nga java e kaluar ku u bllokuan 5 akse rrugore, kësaj here opozita do të bllokojë për më gjatë (2 orë) 10 akse, përfshi këtu dhe hyrjen në disa qytete kryesore të Shqipërisë./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme