Darien Levani, avokati familjes Berisha në një intervistë telefonike për Top Channel thotë se askush nuk e di me siguri kur Alvini do të mbërrijë në Itali, pasi operacioni vijon ende.
Ndër të tjera, Levani jep detaje se kush ishin aktorët e përfshirë në riatdhesimin e tij.
Kur mund të mbërrijë Alvini në Romë?
“Atëherë mbi këtë për momentin nuk kemi informacione të sigurta ashtu siç nuk kemi informacione të sigurta që do jetë Roma. Siç kuptohet ky është një operacion në zhvillim e sipër dhe ne presim që të marrim një njoftim zyrtar mbi vendin dhe datën.”
Kush ishin aktorët dhe faktorët që janë përfshirë në këtë operacion për ta kthyer Alvinin në shtëpi?
“Ka qenë shumë i rëndësishëm kontributi i shtetit shqiptar dhe shtetit italian, i Forcave të Armatosura italiane dhe natyrisht i ambasadës, i Kryqit të Kuq ndërkombëtar.”
Ka një informacion se në këtë operacion riatdhesimi përfshirë edhe forcat e ushtrisë amerikane, çfarë dini për këtë, keni informacion?
“Jo, mbi këtë nuk kam informacion dhe është hera e parë që po dëgjoj një informacion të tillë.”
Gjatë ditës, avokat ju personalisht apo babai, Afrimi a ka folur në telefon me Alvinin?
“Ka folur mbrëmë, e ka qetësuar djalin, i ka thënë që të rrijë i qetë, sepse njerëzit me të cilët ndodhet tani janë njerëz të besueshëm, janë shokë të babait dhe që Alvini duhet të shkojë me ta. Alvini është përgjigjur që “baba jam duke ardhur”. Edhe nëse kanë folur sot, telefonata ka qenë pak a shumë e përafërt. Dua të shtoj që shpresoj që të mos jetë vetëm për Alvinin por për edhe ata shumë e shumë fëmijë të tjerë që ndodhen akoma në kamp, që ndoshta nuk kanë pasur fatin që të kenë një baba, që ka qenë vërtet një hero si Afrimi, që ka sakrifikuar çdo gjë, këto 5 vite për ta shpëtuar. Nuk kanë patur ndoshta fatin që të kenë “Le Iene”, dritat e reflektorëve, por janë sidoqoftë fëmijë të pafajshëm dhe meritojnë të njëjtin përkushtim si Alvin”, përfundoi avokati.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...