Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur këtë mbrëmje para mbështetësve të tij në “Rrugën e Shpresës”, teksa u ka bërë thirrje që të jenë prezentë në protestën e njoftuar më 26 nëntor.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ditën e nesërme PD do të kryejë nderime në vendin ku u vra 14-vjeçari Martin Cani.
“Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve. Betejë, betejë, betejë. Nesër nderime në vendin ku xhelatët në gjirin e shkollës, në krahët e shkollës, i morën jetën, e vranë publikisht engjëllin, yllin Martin Cani. Për kujtimin e tij, dhe kundër kësaj bande kriminelësh që nuk ua ndjen për asgjë, përveç se interesave të tyre kriminale. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha./tch
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja