Më pak e njohur se zonat e tjera famëkeqe nga ku nisen gomonet e drogës, emri i Darzezës nisi të përmendej gjithnjë e më shpesh në njoftimet policore pas vendosjes së moratoriumit.
Mjeti lundrues më i fundit ishte ai që u gjet në breg mbrëmjen e së martës. Drejtuesit e gomones 12 metra të gjatë shfrytëzuan terrenin që favorizon duket prej vitesh trafikun edhe në këtë zonë të ndihmuar nga pylli i dendur që mbizotëron gjithë vijën bregdetare Pisheporo-Darezeze-Seman.
Skafet ngarkohen në zonën në zonën mes Semanit dhe Darzezës. Ndjekja më e famshme në det ishte ajo e shtatorit të kaluar kur policia arrestoi një skafist italian dhe një shqiptar dhe sekuestroi 1.2 tonë hashash. Por pak vetë e dinë dhe me sa duket edhe vetë skafistët që në këtë zonë ekziston një postë kufitare.
Posta çdo vit shtyhet me disa metra për shkak të erozionit. Aty qëndron vetëm një efektiv policie, një pajisje e ngjashme me radarët. Detyra e saj është të sinjalizojë raste si ai mbrëmjes së të martës kur gomonia u gjet e braktisur në breg, tepër vonë. natyrisht bosh dhe pa njerëz në bord.
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...