Nëse mund të flasim për një trend të vërtetë të pushimeve të kësaj vere në Vlorë ai lidhet me udhëtimet ditore në Karaburun dhe Sazan.
Anije, gomone dhe skafe nisen çdo ditë nga porti i Vlorës për në këto destinacione që nuk janë të reja, por vizitat në to shënohen si ditë për t’u mbajtur mend në kalendarin e pushimeve.
Me një pagesë 2 mijë lekë vajtje ardhje, pushuesit që vijnë nga vende të ndryshme të Europës, shijojnë bukuritë natyrore në këto zona ku dikur ishte e ndaluar të kalonim.
Është hera e tyre e parë në Vlorë dhe shprehen të mahnitur me plazhet e bukura dhe të virgjëra, detin, malin dhe ushqimin e Shqipërisë.
Gjiret e gadishullit të Karaburunit, Zhapovel, Shën vasil, Shën Jani, janë vetëm disa prej dhjetëra miniplazheve që drejtohen për tek shpella e Piratëve, ose e Haxhi Aliut.
Qëndruam dhe në ishullin e Sazanit për të cilin gjatë udhëtimit turistët mësuan edhe për historinë e tij. Qëndruam për pak edhe në plazhin e vetëm që ndodhet në lindje të ishullit.
Për t’u rikthyer në mbrëmje drejt Vlorës me anijet që çdo mëngjes nisen me pushuesit e radhës./TCH
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës