Teksa pritet përfundimi i dy shkollave të reja në Kodër–Kamëz, puna e Bashkisë së Tiranës vijon për rikualifikimin e gjithë zonës, e cila po transformohet dita-ditës me asfaltimin e rrugëve të reja.
Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët “Kastriotët’’ – “Gramozi”- “E. Balshajve’’ – “Ramadan Citaku’’. Ai tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe, falë punës pa ndërprerje edhe gjatë muajve të verës, së shpejti Njësia 11 do të ketë një bllok banimi model.
“Për shumë njerëz numri 13 është numër tersi, por për Kodër-Kamzën, numri 13 është numër fati, sepse janë 13 akse të cilat siç e shikoni po asfaltohen. Jemi në fazën ku po hidhet shtresa e parë, pastaj do të vazhdojmë me shtresën finale të asfaltit. Kanë mbaruar trotuaret, ndriçimi LED. Me 13 akset, mund t’i themi Kodër-Kamzës, tani je në Tiranë”.
Veliaj theksoi se rruga është pajisur me të gjitha kanalizimet e nevojshme, në mënyrë që të mos bëhet punë dy herë.
“Ka shumë njerëz që më pyesin pse nuk merrem të sqaroj çdo lloj shpifje, çdo baltë, çdo pështymë. Na duhet të durojmë prej kësaj pune. Unë besoj se përgjigja më e mirë është kjo. Kjo flet, fjalët i merr era, gjobat që vihen lart e poshtë i merr era, shantazhet i merr era, puna mbetet”.
Projekti parashikon ndërtimin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave të shiut, ndriçimit rrugor dhe linjave rezervë./tch/
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...