Panairi i Librit, ngjarja më e rëndësishme e letërsisë dhe librit në Shqipëri hap dyert sot për të gjithë lexuesit.
Botime të reja, libra me ulje dhe aktivitete të ndryshme, seminare, dhënie çmimesh, biseda me autorë do vazhdojnë përgjatë 5 ditëve në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Si çdo vit të pranishme me botimet e tyre të reja e të vjetra do të jenë shtëpitë botuese, të cilat të vendosura në stenda në dy katet e Pallateve të Kongreseve, ofrojnë për lexuesit libra me çmime të reduktuara.
Ceremonia e hapjes së panairit do të mbahet këtë të mërkurë në orën 11:00 në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve.
Pjesë e ngjarjeve letrare të këtij Panairi i cili do të zhvillohet në datat 13-17 nëntor 2024, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2024, për çmimet e Panairit.
Juria e çmimeve për këtë edicion, përbëhet nga profesionistë të njohur në fushën e letrave:
Një tjetër aktivitet me interes për të apasionuarit pas leximit është edhe Sofaja e Librit. Ky një format letrar që bën pjesë tashmë në Panairin e Librit që prej vitit 2021. Megjithëse ende një format “i ri”, në divanin e SOFASË janë ulur shumë autorë, përkthyes, botues për të prezantuar librat e tyre të rinj në panairet e librit ose për të diskutuar çështje që lidhen drejtpërdrejt me librin. Këtë vit koordinatore është Anisa Ymeri.
Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth asaj që Sofaja e Librit do të trajtojë në 5 ditët e këtij panairi./euronews.al
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...