Kullat e vrojtimit, të cilat shërbejnë për sigurinë e pushuesve ekzistojnë vetëm si objekte pasi në to nuk gjenden rojet bregdetare.
Edhe pse vetëm një ditë më parë në plazhin e Durrësit ndërroi jetë një turist boshnjak i moshuar.
”Të domosdoshëm janë vrojtuesit se punë minutash luajnë rolin e tyre. Dje ishte një rast, ai kishte probleme me zemrën, po s’pati mjekë fare vetëm erdhi shoferi i ambulancës. Pra s’pati ndihmë”, shprehet një turist.
“Mos prekni mjetet lundruese apo shpëtuese pa lejen e rojes bregdetare. Ka roje bregdetare këtu? –Unë kam shtëpinë këtu, kam gjithë këto vite që bëj plazh këtu. Janë vetëm kabinat se njeri s’kemi parë ,as pajisje as roje asgjë. Të sigurt vetëm prej vetvetes. Këtu të jetë roja me dylbi, pajisje se ndaj janë kabinat ndryshe kot po zënë vendin të vëmë ndonjë çadër”, shprehet një banor i zonës.
“Jo nuk ka pasur roje, kurrgjë… temperaturat e larta i përballojmë. Gruan e kam atje, ka qejf të rrijë gjithë ditën në ujë”, thotë një tjetër pushues.
Masat për sigurinë e pushuesve që nuk janë zbatuar ende nga stacionet e plazhit u kanë marrë jetën 7 personave këtë fillim sezon turistik. Kjo problematikë mbi menaxhimin e plazheve shqiptare është vëzhguar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
“Ne nuk kemi një institucion që licenson dhe trajnon vrojtuesin e plazhit, pavarësisht se kuadri rregullator e parashikon si detyrim që subjekti privat të ketë një kullë vrojtimi dhe vrojtues në terren shikohet që është e pazbatueshme. Si dhe vërehen raste kur vetë pronarët hiqen si vrojtues plazhi”, tha Redi Ametllari, auditues.
Hetimet penale për jetët e humbura në bregdetin shqiptar nuk duhet të mungojnë, sipas auditimit të KLSH-së dhe kjo bëhet e mundur me krijimin e një ligji specifik për plazhet.
“Duke marr parasysh dhe bilancin tragjik në 2017 me rreth 30 pushues që humbën jetën në plazhet tona ne kemi kërkuar ndërmarrjen e disa ndryshimeve, duke filluar që nga miratimi I një ligji të posaçëm për plazhet. Jemi i vetmi vend në rajon në Mesdhe që nuk e kemi. Si dhe kemi kërkuar që punësimi i vrojtuesve bregdetarë t’u përkasë bashkive dhe jo stacioneve të plazhit.”, tha Redi Ametllari, auditues./t.ch
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...