Qeveria shqiptare ka shpallur datën 2 qershor ditë zie kombëtare në nder të ish-presidentit Bujar Nishani.
Sipas vendimit të qeverisë të publikuar sot, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Vendimi shton se shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit do të përballohen nga buxheti i shtetit.
Qeveria ka lajmëruar për nesër organizmin e homazheve për Nishanin, ndërkohë Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhet në Presidencë.
Nishani u shua në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Më herët ai u shtrua në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë por gjendja e rëndë e mushkërive i detyroi familjarët për ta nxjerrë jashtë vendit. /arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...