Google ADS

Në marsh për Arielën, studentë e qytetarë dorëzojnë lule në vendin ku u qëllua 21 vjeçarja

11:37 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Pikërisht në vendin ku Ariela Murati u qëllua dy ditë më parë me plumba nga personi që thoshte se e dashuronte, këtë të martë janë vendosur qindra lule, qirinj e lutje për shpirtin e saj.

Dhjetëra studentë, pedagogë e qytetarë të Tiranës i janë bashkuar marshimit të heshtur në nder të 21 vjeçares. Kanë qenë studentët e fakultetit të drejtësisë ata që kanë qëndruar në rradhën e parë të marshimit, për të nderuar me lule dhe me prezencën e tyre, mungesën e shoqes së klasës, e cila humbi jetën tragjikisht të dielën.

Ariela Murati u vra nga Aldison Beluli, 23 vjeçari që më pas qëlloi veten me plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e traumës në kryeqytet, në gjëndje kritike për jetën./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme