Nuk jemi në ndonjë fshat por në një lagje të Lushnjes. Kjo është rruga “Sabri Kosturi” në lagjen “18 tetori”.
Ndërtimet janë shtuar por pamja që të shfaqet në këtë rrugë është e njëjta si 30 vjet më parë.
Në dimër kjo rrugë ka gropa të mëdha të mbushura me ujë, të cilat e bëjnë të vështirë kalimin si të këmbësorëve ashtu edhe të automjeteve. Ndërsa në verë pluhuri i madh u shkakton problem në frymëmarrje banorëve të kësaj lagjeje.
Ky segment rrugor është një rrugë që lidh qytetin me bypassin e autostradës e që përdoret nga dhjetëra fermerë të cilët kanë tokat e tyre në këtë zonë. Të kontaktuar në telefon përfaqësues të Bashkisë së Lushnjess thanë se nuk ka fonde të mjaftueshme për të sistemuar këtë rrugë./TCH
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...