Një Delegacion i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër, në kuadër të nismës “Open Balkan” do të realizojë vizitë në Tiranë.
Sipas njoftimit të Qeverisë, tema kryesore në takimet intensive në Tiranë do të jenë thellimi i bashkëpunimit në ballafaqimin me krizën e ushqimin dhe energjinë elektrike, por edhe rreziku nga zjarret gjatë verës.
Pjesë e delegacionit është zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti, zv/ministri i Financave Filip Nikollovski, zv/ministri i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini, koordinatori për “Ballkanin e Hapur”, Marjan Zabërqanec si dhe Nola Ismailova.
Kujtojmë se vizita në Shqipëri u njoftua ditë më parë nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se çdo krizë të mundshme, vendet e nismës “Open Balkan” do ta tejkalojnë së bashku.
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...