Shfaqen problemet e para me qarkullimin per shkak te bores dhe ngricave. Reshjet e dëborës krijuan mbrëmjen e kaluar vështirësi lëvizjeje në Qafën e Llogarasë, nderkohe qe mengjesin e sotem pati probleme ne Qafe Kashar-Rinas.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë së mirëmbajtjes ndërhynë menjëherë duke garantuar zhbllokimin e aksit.
Kalimi aktualisht vazhdon normalisht ndërsa është me rëndësi lëvizja e kujdesshme e mjeteve dhe përdorimi i zinxhirëve.
Ja situata e kalueshmerise ne akset kombetare deri tani, ora 14:00.
Situata në Dibër:
Sakaq, dëborë ka rënë edhe në Qarkun e Dibrës, ku trashësia arrin deri në 40 centimetra.
Reshjet më të dendura të dëborës janë shënuar në Peshkopi dhe Bulqizë, ku trashësia ka arritur deri në 10 cm.
Rrugët kombëtare janë të kalueshme, ndërsa aksi Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd kalohet me zinxhirë./ReportTv/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...