Vazhdojnë negociatat për reformën zgjedhore. Një ditë pas takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe zhvilluan sot një takim me anëtarët e Këshillit Politik në tentativë për të gjetur një zgjidhje.
“Gjatë gjithë kohës është negociauar me telefon. Rreth orës 12:30, Ambasadorja Yuri Kim ka thirrur në redidencën e saj përfaqësuesit e Këshillit Politik dhe Ambasadorët e BE dhe Britanisë së Madhe, ku kanë diskutuar rreth 1 orë e gjysmë për këtë çështje.Takimi ka përfunduar. Ende nuk ka një konfirmim nëse palët kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre” raportoi pas takimit gazetari i i Ora News, Everest Dedaj.
Opozita ka kërkuar mbledhje të Këshillit në orën 17:00.
Dështimi i afatit për ndryshimet në kodin zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD.
Ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut.
Deri më tani bëhet e ditur se PS është e gatshme për të pranuar identifikimin biometrik në 5400 qendrat e votimit, por nuk jep konsesusin për administratën zgjedhore.
Ndërsa partitë politike do të kenë përfaqësues, por jo në rol vendimmarrës, por vetëm vëzhgues.
Socialistët nuk kanë pranuar që Gjykata Kushtetuese të jetë institucioni që shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore.
Një tjetër çështje e hedhur në tryezë është kryekomisioneri, për të cilin opozita e bashkuar kërkon që të propozohet nga demokratët dhe të votohet në Parlament nga mazhoranca me shumicë të cilësuar.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...