Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një ish-snajperisti kurd, të vrarë në Hartlepool.
30-vjeçari Hemwand Ali Hussain u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në rrugën Charterhouse, më 15 Shtator të vitit të shkuar.
Sipas asaj që shkruan BBC, policia e Cleveland tha se viktima shërbyer si snajperist për ushtrinë kurde, kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Një zëdhënës i policisë tha se ndonëse të lindur në Shqipëri, dy të dyshuarit Marku dhe Merizaj besohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.
Autoritetet britanike publikuan fotot e dy shqiptarëve, sëbashku me një përshkrim për secilin prej tyre, ndërsa një apel e kishin edhe për qytetarët, raporton klan.
“Duam t’i bëjmë apel kujtdo që mund të ketë informacione, që mund të na ndihmojnë në kapjen e këtyre dy personave në kërkim që të kontaktojë policinë. Kushdo që i sheh këta persona, u kërkojmë që të mos i afrohen”, tha zyrtarja e policisë, Sarah Robinson.
Deri më tani të akuzuar për vrasjen e Hussain janë 4 persona, të cilët presin të dalin në gjyq.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...