Google ADS

Në kërkim për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 47 vjeçari në Morinë

14:36 | 27 Prill 2024
E.K

Një 47 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ishte në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia thotë se 47 vjeçari nga Tirana u ndalua pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Korridori”.

Në kuadër të këtij operacioni, u godit tentativa për të trafikuar 32.7 lëndë narkotike kanabis drejt Kosovës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme