Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Roskovec, autor i një plagosje të ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Uniformat blu kanë prangosur Adriano Shabanajn, ndërsa është shpallur në kërkim Irfan Azizi, i akuzuar për mos kallëzim krimi.
Burime nga policia bëjnë me dije se Adriano Shabanaj ka pasur më parë emrin Ilir Shabanaj dhe ka qenë kryetar Komune i fshatit Kurjan. Gjatë momentit të kapjes, Shabanajt i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.
47-vjeçari akuzohet në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan më 13.09.2020 ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. A.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A.
Kapet dhe ndalohet autori i kësaj ngjarje, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Shpallet në kërkim një tjetër për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpumin me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier dhe me Prokurorinë Lushnjë, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A.
Në vijim të veprimeve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. Sh., 47 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në fshatin Poshnjë, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për shtetasin A. Sh. dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për shtetasin I. A.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh., në datë 13.09.2020, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...