Një shtetas shqiptar, që duhet të shlyejë edhe 3 vjet burg për vrasjen e 4 personave në vitin 1998 në Berat, është arrestuar nga policia italiane në Bari.
Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Kasemi, 40 vjeç, lindur në Berat dhe i kërkuar në rang ndërkombëtar për t’u ekstraduar në Shqipëri, me kërkesë të Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Personi në fjalë ka qenë i dënuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 19 vjet më parë, ai dhe një bashkëpunëtor hynë me forcë në një lokal të Beratit dhe vranë 4 persona, ndërkohë që nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy të tjerë.
Pasi qëlluan me breshëri, të dy ata ishin arratisur, por ishin gjurmuar dhe arrestuar nga policia shqiptare.
Vite më vonë, me një vendim të Gjykatës së Tiranës në vitin 2015, pasi kishte shlyer pjesën dërrmuese të dënimit, Kasemi ishte lënë i lirë me detyrim paraqitjeje, por ishte arratisur./ Top Channel/
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...