Një 38-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane, u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 3”.
Altianado Feimi u vu në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i Feimit u krye në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./abcnews.al
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...