Djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha rrëfen detaje nga momentet e fundit të të atit dhe takimet me të.
“Izolimi i Enver Hoxhës është bërë në sekretim absolut nga populli. Siç nuk është kuptuar asnjëherë as nga poshtë e as nga babai deri në vitet e fundit të jetës së tij, ky qëllim izolimi e bojkotimi konstant deri në muajt e fundit të jetës, madje në keqbërje të shëndetit edhe ndaj meje, Lilianës e fëmijëve të mi, si bijtë e tij jashtë të gjitha klaneve. Por ne flasim vetëm për argumente të interesit të përgjithshëm. Pra, populli përveç nomenklaturës përgjithësisht së implikuar, nuk kuptoi asnjëherë izolimin e Enver Hoxhës, sepse bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin bashkëshortja dhe suksesori i përzgjedhur nga ai vetë”, thotë Sokoli për “Panorama”.
“Fakt është që kur kemi parë filmimet në vitet ’90, jemi traumatizuar, se vetë ne nuk e njihnim babanë në atë gjendje, prej protokollit të etikës e jo më të filmuar e shpërndarë në të gjithë botën. Përveç këtyre momenteve faktike, dua të theksoj faktin që unë e njoh babanë të kthjellët deri në fund të jetës duke e takuar çdo ditë, natyrisht në momente të posaçme kur na kërkonte ai, sepse dy muajt e fundit të jetës si i paralizuar dhe me kujdesin për të mos folur edhe para nesh prej vështirësisë, komunikonte vetëm me mamanë, e cila na i transmetonte ne. Pas ’90 e shoh të filmuar nga Sulo Gradeci duke u transportuar në karrige me rrota nga bashkëshortja dhe Ramiz Alia për në mbledhje të Komitetit Qendror, e për më tepër në momente jo të rregullta mendore, siç unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Shfrytëzuar këto çaste sigurisht të izoluara, kjo përbën një qëllim të poshtër, jo vetëm ndaj imazhit të tij, por ndaj Shqipërisë për t’u maskuar pas alibisë që është ky njeri kaq monstruoz “për pushtet vetjak” që na ka qeverisur”, thotë ai. /Panorama/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...