Një sasi prej mbi 1 tonë drogë është sekuestruar nga policia greke, e cila u gjet në një anije me vela, ndërsa destinacioni i saj ishte Turqia. Mediat greke raportojnë se sasia e madhe e drogës ishte nisur nga Shqipëria.
Më konkretisht, në mjetin lundrues ishin 1 ton e 64 kg marijuanë. Lënda narkotike besohej se do të këmbehej me heroinë të pastër në Turqi, një metodë e njohur kjo nga grupet e trafikut të drogës.
Policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë.
Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant.
Pas këtij lajmi, Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se dy personat e arrestuar nuk kanë pasur hyrje-dalje në Shqipëri dhe se as mjeti lundrues nuk ka hyrë në asnjërin nga portet e jugut të vendit.
“Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi”, thuhet në reagimin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Shtetit, në kuadër bashkëpunimit me homologët për të parandaluar dhe luftuar trafikun e lëndëve narkotike, duke shkëmbyer informacion në kohë reale apo duke zhvilluar operacione të përbashkëta, menjëherë pas kapjes nga autoritet greke të mjetit lundrues është vënë në dijeni nga homologët, për të dhënat e mjetit dhe personat në bord me qëllim verifikimin e tyre. Të ndaluarit janë shtetas ukrainas.
Nga verifikimi i bërë në regjistrat e PKK Sarandë, Himarë, Vlorë, Porti Jahteve Orikum dhe QNOD, për disa muaj, mjeti lundrues Veleria “MY DREAM” i kapur me drogë dhe dy personat ukrainas në bord, nuk kanë hyrje-dalje në Shqipëri.
Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe nuk është konstatuar as nga QNOD e as nga Policia Kufitare asnjë rast i dyshimtë, i ndonjë mjeti lundrues që të ketë lundruar në drejtim të Greqisë, apo të vendeve të tjera fqinje.
Policia Kufitare shkëmben në vijimësi informacion me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufijve.
Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin “Dream” me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi.
Policia e Shtetit edhe njëherë shpreh vendosmërinë dhe angazhimin për luftë kundër krimit të organizuar dhe krimit në tërësi, si dhe mbetet e fokusuar çdo ditë e më tepër në forcimin e bashkëpunimit me partnerët për të parandaluar dhe luftuar trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Policia e Shtetit fton dhe qytetarët të denoncojnë përmes numrit 112 apo Komisariatit Dixhital për çdo informacion të vlefshëm, për të ndërtuar së bashku më shumë siguri./Panorama/
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...