Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me drejtorët e policisë në qarqe për ngritjen e një Task-Force në çdo qark për hetim dhe sekuestro të pasurive kriminale.
Në këtë takim ai kërkoi angazhim maksimal për luftën ndaj paligjshmërisë dhe dhunës në familje.
Në këtë fazë, sipas Çakos, detyra kryesore e policisë është hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme, ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj.
“Për të realizuar këtë detyrë, është e domosdoshme që pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task – Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe burimet legale, duke shkëmbyer informacion me doganat, QKR, Hipotekat, Aluiznin, si dhe duke marrë edhe informacione në rrugë inteligjente, kjo duke bashkëpunuar ngushtësisht me SHISH, dhe me partnerët për informacionet që ata disponojnë për individë a grupe kriminale që mund të ushtrojnë aktivitetin kriminal edhe në vendet e tyre. Njëkohësisht të bashkëpunohet ngushtësisht me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave”, ka thënë Çako.
Duke u lënë drejtuesve lokalë porositë e kryeministrit Rama gjatë takimit të Task – Forcën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit e të trafikimit të lëndëve narkotike, Çako kërkoi që në çdo qark të evidentohen, kontrollohen dhe të goditen të gjithë personat me precedentë kriminalë, elementët shqetësues të rendit dhe sigurisë publike, të cilët me veprimet e tyre cënojnë rendin publik, duke krijuar një impakt negativ në qarkullimin rrugor, mjediset publike, në shkolla e universitete.
Një rëndësi të veçantë për policinë e shtetit ka dhe dhuna në familje, referuar dhe rastit tragjik ku një gjykatëse u vra nga ish bashkëshorti.
“Dhuna në Familje, një vepër penale që tashmë po trajtohet me seriozitet nga ana e Policisë, por ju kërkoj që të rrisni akoma më shumë vëmëndjen në këtë drejtim, duke evidentuar çdo konflikt, çdo ringjallje të konflikteve të mëparshme, duke mbajtur nën vëzhgim personat që kanë tendencë kriminale në këtë drejtim. Pavarësisht punës dhe ngarkesës së jashtëzakonshme që kemi, ky është një tjetër prioritet që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, jo vetëm në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit, por edhe në drejtim të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë”, është shprehur kreu i policisë.
Përsa i përket strukturave policore ai ka kërkuar disiplinë në punë, integritet të punonjësve, dhe identifikimin dhe goditjen e të inkriminuarve brenda radhëve. Ai tha se vetting do të ketë edhe në policinë e shtetit.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë