Vazhdon prerja e pishave të buta në Gjirin e Lalzit, ku bizneset e ndërtimit nxitojnë të ngrënë të tjera objekte betoni për t’iu përgjigjur kërkesës për vila luksi dhe interesit në rritje të turistëve për këtë zonë.
Në emër të zhvillimit të turizmit, subjektet vijojnë të dëmtojnë brezin e gjelbër për të përfituar sipërfaqe të reja për ndërtime dhe infrastrukturë rrugore.
Pylli, që mbeti i paprekur gjatë viteve ’90, po dëmtohet vazhdimisht, ndërsa e gjithë kjo veprimtari betonizimi ka rritur ndjeshëm edhe ndotjen në zonë.
Mbetje urbane dhe inertesh i gjen të hedhura pa kriter mes pemëve dhe pranë rrugëve dytësore. Vatra moçalore janë krijuar.
Ndërkohë, gjurmët e masakrës në pyll janë të dukshme dhe pse trungjet e pishave të prera janë hequr. Pas kanë mbetur degë e mbetje pemësh të prera dhe firmat e ndërtimit që punojnë me intensitet të lartë.
Gjiri i Lalëzit i ngjan një kantieri të madh ndërtimi në këtë fillim sezoni turistik, ndërsa prerja e pemëve dhe ndërtimet që ngrihen në vend të tyre rrezikojnë të çojnë drejt degradimit tokën në bregdet, duke sjellë shtim të erozionit dhe përmbytjeve./tch/
Gërvalla takon homologun nga Lituania, në fokus situata e si...
Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, bisedo...
Nga “gruaja e akullt” te Elon Musk, emrat që mund të përbëjn...
Deputetja Kusari-Lila fiton betejën me kancerin e gjirit
Humbjet e Real Madridit, Carlo Ancelotti: Kemi gjetur proble...
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i për...