Google ADS

Në fundjavë vjen ‘i nxehti afrikan’

23:00 | 9 Maj 2017
M. A.
Moti i keq merr fund! Në Shqipëri po vjen ‘i nxehti afrikan’.
Intervalet e shiut dhe era e fortë e temperaturat e ulëta që kanë mbizotëruar në gjithë vendin ditët e fundit, shpejt do të zhduken.

Sipas sinoptikëve, parashikohet që dita e enjte të ketë një mot të qëndrueshëm, të shoqëruar me temperatura të larta.

Nesër, temperaturat e ajrit do të shënojnë 20 gradë celsius ndërsa në fundjavë do të pësojnë një rritje të ndjeshme deri në 29 gradë celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme