Google ADS

Në Durrës lajmërohet një rast i pickimit nga peshqit helmues

17:25 | 20 Korrik 2023
K.B

Temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm numrin e personave që vazhdojnë të kërkojnë trajtim të shpejtë mjekësor në qendrat shëndetësore verore pranë plazheve të Durrësit dhe urgjencës spitalore.

Por, krahas kësaj në zonën e Currilave në Durrës ka pasur edhe një rast pickimi për këtë vit deri tani, nga peshqit helmues.

“Ishte një vajzë e re 27-vjeçe e cila kishte ardhur për pushime dhe referonte se ishte pickuar nga një peshk helmues”, tha njëra nga infermieret në Qendrën Shëndetësore në zonën Currilat për Top Channel.

Mjekja e QSHV në Currila tha se pacientët në rast pickimesh duhet të drejtohen për trajtim të kualifikuar.

Mjekët apelojnë sërish për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve në këtë stinë të nxehtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme