Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar një foto nga personeli mjekësor në spitalin Infektiv ku po kurohen të prekurit me Covid-19 në vendin tonë.
Krahas fotos Manastirliu ka bërë edhe një falenderim për bluzat e bardha.
“Një përshëndetje të përzemërt nga infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT. Faleminderit që na mbështesni në këto ditë të vështira”.
Më gëzoi pa masë kjo fotografi dhe ky mesazh inkurajues nga ekipi i jashtëzakonshëm i #infermierëve të spitalit infektiv, që meritojnë #RESPEKT të thellë për mënyrën se si po përballen me armikun e padukshëm #covid19 në shërbim të pacientëve #JemiMeJu
#BashkëJaDalim” shkruan ministrja Manastirliu.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...