Në kuadër të bashkëpunimit Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, kanë mësuar se në fshatin Dorëz, në një banesë kishte armë zjarri.
Gjatë kontrollit në territorin e banesës së 51-vjeçarit Shaban Hidri, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri, 2 automatik dhe 2 pushkë, si dhe 140 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./TCH
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...