Rezë një peme afër kufirit të Shqipërisë me Greqinë, Jorgji Ilia mbush bidonin me ujë në një nga burimet lumit Vjosa.
“Nuk ka asgjë më të mirë se lumi. Vjosa e zbukuron fshatin tonë”, thotë mësuesi në pension.
Karakteristikë e lumi Vjosa është se ndryshon ngjyrat nga e kaltër në të gjelbër smeraldi dhe nga një rrjedhë e qetë shndërrohet në një përrua të tërbuar. Ky është një nga lumenjtë e fundit të pasur të Evropës. Por për sa kohë?
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërtoj tetë diga në rrjedhën kryesore të Vjosës në mënyrë që të gjenerojnë energji elektrike, ku është mjaftë e nevojshme për një nga vendet më të varfra të Evropës.
Në Ballkan janë rreth 2,800 projekte të hidrocentraleve që janë planifikuar të ndërtohet apo që janë duke u ndërtuar.
“Është një tsunam i digave”, thotë Olsi Nika nga EcoAlbania, një organizatë joqeveritare që kundërshton këto projekte, shkruan AP, përcjell Telegrafi.
Disa hidrocentrale janë një burim i lirë i energjisë elektrike që ndihmon nga varësia e lëndëve djegëse, si qymyri, nafta dhe gazi natyror. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes botërore. Kritikë të tillë si EcoAlbania, thonë se përfitimet e hidrocentraleve janë të mbivlerësuara nga dëmet që mund të shkaktojnë.
“Digat ndërpresin rrjedhën gjallesave dhe jetën përreth tyre. Instalimi i hapësirave për kalimin e peshkut dhe zgjerimi i tuneleve që ndihmon disa specie, nuk ka funksionuar”, thotë Julian Olden, ekolog pranë Universitetit të Uashingtonit.
Ata që jetojnë përgjatë bregut të lumit Vjosa, duke vendosur diga mund ta shkatërrojnë atë.
“Lumi është sikurse njeriu. Çfarë mund të ndodh nëse një nga arteriet e tua ndalon dhe gjaku nuk qarkullon? Kështu është edhe Vjosa”, thotë Elton Pashollari, një udhëzues për rafting, përcjell Telegrafi.
Nga afër kufirit grek, lumi Vjosa rrjedh në drejtim të veriut nëpër gryka të ngushta para se të kalon pranë qytetit të Tepelenës.
“Një lum natyror është një lumë dinamik, një lum i gjallë. Dita-ditës po ndryshon pamjen. Pas çdo përmbytjeje, nuk mund të shihni kurrë të njëjtën pamje”, thotë Nika nga EcoAlbania.
Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 kilometra, prej të cilave 80 kilometra në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 kilometra brenda territorit të Shqipërisë. /Telegrafi/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër