Sot rafting është një nga sportet në natyrë që preferohet nga udhëtarët dhe janë të shumtë operatorët që e praktikojnë këtë sport në mjedise natyrore të egra dhe të paprekura, ku mund të përjetoni një aventurë të vërtetë përgjatë ujit.
Janë gjithnjë e më të shumtë personat, të të gjitha moshave, të cilët tërhiqen pas këtij sporti me adrenalinë dhe argëtues, pranë natyrës. Më poshtë janë 15 vende ku mund të praktikoni rafting, nga një cep i kontinentit në tjetrin.
Rafting lindi në SHBA, në fillim të viteve ’80 dhe më pas mbërriti në Europë. Sot rafting është një nga sportet në natyrë që preferohet nga udhëtarët dhe janë të shumtë operatorët që e praktikojnë këtë sport në mjedise natyrore të egra dhe të paprekura, ku mund të përjetoni një aventurë të vërtetë përgjatë ujit.
Soča Valley, Slloveni
Rafting përgjatë luginës së lumit Soča është një ndër përvojat që nuk duhet ta humbisni kurrsesi në Slloveni gjatë sezonit të verës. Peizazhet janë kaq të bukura saqë regjisori i filmit “The Chronicles of Narnia” vendosi të xhirojë disa skena në këtë vend. Udhëtimi zgjat rreth tre orë, duke nisur nga Bovec, qytet malor në rrëzë të Parkut Kombëtar të Triglav, i vetmi park kombëtar në Slloveni. Nuk është e nevojshme të jeni profesionistë për të përjetuar këtë aventurë.
Lumi Cetina, Kroaci
Është mbretëria e rafting në Kroaci. Lumi Cetina, 104 km i gjatë, rrjedh midis shkëmbinjve të thepisur, kanioneve, bimësisë së dendur dhe shpellave misterioze dhe është vendi ku lindi 20 vite më parë ky sport i njohur në Kroaci. Pjesa që tërheq më shumë praktikuesit e këtij sporti, profesionistë dhe jo, është pjesa më e ulët midis Penšići e Omiš, ku lumi derdhet në Detin Adriatik.
Kanioni Tara, Mali i Zi
Pas Grand Canyon në SHBA, kanioni më i gjatë në botë ndodhet në Europë dhe më saktësisht, në Mal të Zi. Ky rrugëtim spektakolar, mes shkëmbinjve të thepisur, i cili bën pjesë në Trashëgiminë e UNESCO-s, është ideal për praktikuesit profesionistë të këtij sporti. Për këtë arsye nuk u këshillohet fillestarëve dhe as atyre që udhëtojnë më fëmijë. Ju mund të bëni rafting në dy pjesë të lumit – në pjesën e sipërme, e gjatë 70 km dhe brenda kufijve të Parkut Kombëtar Durmitor, që nis në Šlivansko dhe përfundon në Radovan Luka – dhe në pjesën e ulët, më e famshme, e gjatë 18 km, e cila fillon në Brstanovica dhe përfundon në Scepan Polje, gjatë së cilës mund të shihni më shumë se 40 ujëvara dhe peizazhe të mrekullueshme natyrore.
Český Krumlov, Republika Çeke
Qyteti i vogël i Český Krumlov, i cilësuar nga Lonely Planet si destinacion që nuk duhet ta humbni kurrsesi në Europë, ndodhet në rajonin e Bohemisë jugore dhe është në një distancë të barabartë nga Praga dhe Vjena. Qendra historike, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, përshkohet nga lumi i lundrueshëm Vltava. Mënyra më e mirë për të parë ndërtesat historike nga një këndvështrim i pazakontë dhe për t’u argëtuar kur jeni në qytet është të bëni një ekskursion rafting përgjatë lumit me shërbimin e Ontario. Për ta bërë përvojën të paharrueshme, këshillohet që të bëni rezervimin për rafting gjatë natës, për 70 minuta.
Lumi Noce, Trentino
Lumi Noce, në Trentino, është cilësuar nga National Geographic, si vendi më i mirë për të bërë rafting në Europë. Pothuajse 30 km të lundrueshëm, ende të paprekur, zhyten në oazin natyror të Val di Sole, një park me pesë hektarë me biodiversitet të larmishëm, me nivele të ndryshme vështirësie. Kjo përvojë u këshillohet si atyre që janë profesionistë në këtë sport, por edhe familjeve me fëmijë mbi 5 vjeç, për të marrë pjesë në aventurë.
Udhëtimi klasik i rafting-ut përfshin shtrirjen e sipërme të lumit Noce, gjatë të cilit do të bëni një zhytje të këndshme në natyrë që zgjat mbi një orë. Pranë Mezzana është pjesa me më shumë adrenalinë, në të cilën janë mbajtur gara të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare rafting.
Rio Paiva, Portogali
Në juglindje të Portos, Rio Paiva, një degë e Douro, konsiderohet rruga më e mirë ujore për rafting në Portugali, si dhe është një nga lumenjtë më të pastër në Europë. Itineraret e përshkueshëm janë tre dhe dallojnë për shkak të nivelit të vështirësisë. Itinerari Meitriz-Areinho, i gjatë10 km, është ideal për fillestarët dhe familjet me fëmijë të vegjël; itinerari Espiunca-Travanca, 10 km, është i përshtatshëm për të gjithë dhe fëmijët mbi 12 vjeç; ndërsa Vau-Espiunca, është më i vështirë dhe për profesionistët e këtij sporti.
Meteora, Greqi
Meteora, që do të thotë “në mes të ajrit”, njihet si një nga destinacionet më të njohura kulturore të Greqisë, dhe është një qendër e rëndësishme e Kishës Ortodokse dhe Pasuri e Njerëzimit. Por pak e dinë se Meteora është edhe një destinacion aventure. Përveç ekskursioneve dhe hiking, në këtë zonë mund të praktikoni edhe rafting. Dy lumenjtë Aliakmonas e Venetikos, që bashkohen rreth 50 km në veri të Meteorës, krijojnë ekosistemin ideal për të praktikuar këtë sport. Itinerari është i gjatë 8 km dhe është ideal për të gjitha moshat, por edhe fillestarët, me shkallë vështirësie I dhe II.
Lumi Neretva, Bosnjë – Hercegovinë
Në një largësi thuajse të njëjtë nga Sarajeva dhe Mostari, Konjic është një qytet i Hercegovinës veriore që përshkohet nga një prej lumenjve më të kthjellët në Gadishullin e Ballkanit. Rrjedha e ujit, që shtrihet përgjatë 225 km, buron nga mali Zelengora dhe derdhet në Detin Adriatik.
Rafting përgjatë kanionit Neretva organizohet në itinerarin e Glavatičevo-Džajići, është i gjatë 23 km, me shkallë vështirësie II dhe III dhe i përshtatshëm edhe për fillestarët. Gjatë udhëtimit 5-orësh mbi ujërat në ngjyrë të gjelbër-smerald të lumit, përshkohen pyje të egra dhe të paprekura. Ata që kanë kohë dhe janë të pasionuar pas historisë mund të vizitojnë edhe ARC D-0, bunkerin e madh antiatomik i ndërtuar nga Tito në vitet ’50.
Lumi Vjosa, Shqipëri
Lundrimi në ujërat e lumit të fundit të egër në Europë është i mundur. Ku? Në Shqipëri. Vjosa përshkon pjesën jugore të “Vendit të Shqiponjave” dhe derdhet në Adriatik. Itineraret për rafting janë dy – itinerari i gjatë, 18 km, që zgjat katër orë e gjysmë, nis nga fshati Strembec në Përmet, ndërsa ai i shkurtër, 10 km, zgjat rreth tre orë dhe nis në fshatin Kaluth dhe përfundon në Qilarisht. Dy shtigje përgjatë të cilave do të ndesheni me peizazhe të paprekura, me ishujth, kanione, kalime të ngushta midis shkëmbinjve dhe harqeve prej guri. Shënoni në axhendë edhe banjat termale në Bënjë, pranë qytetit të Përmetit, me burime natyrore me ujë kurativ, ideale për t’u çlodhur pas kaq shumë aventure.
Gole del Verdon, Francë
Është një nga kanionet më të gjatë në Europë, i krijuar nga lumi me të njëjtin emër, Verdon, që karakterizohet nga ujëra të mrekullueshëm, ngjyrat e të cilave variojnë nga e gjelbër e ndritshme deri në bruz. Përgjatë Verdon, ju mund të praktikoni sporte të shumta, duke përfshirë rafting: rruga 22 kilometra është midis Castellane dhe liqenit të madh artificial Sainte-Croix, ku mund të provoni sporte të tjera ujore ose thjesht të pushoni në plazhet me rërë.
Rhine Anterior, Zvicër
Shtrirja e lumit 20 kilometra midis Ilanz dhe Reichenau / Tamins, qytete të vendosura përgjatë Rhine Anterior në Zvicrën juglindore, ofron një ndërthurje të përsosur të shtigjeve ë rrëmbyeshme, shkëmbinjve të varur, kanioneve të thella dhe tokës së pjerrët me gurë ideal për rafting. Udhëtimi, i cili zgjat rreth tre orë, është i përshtatshëm për të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç. Nga mosha 8 vjeç, fëmijët mund të bëjnë gjysmën e dytë të rrugës më të lehtë dhe të qetë, nga Versam deri në pikën e mbërritjes.
Lumi Belá, Sllovaki
Belá është një lumë malor, i gjatë 22 km, që buron nga Parku Kombëtar i Maleve Tatra, në shpatet e Krivan dhe ofron një përvojë unike për rafting në zemër të një prej parqeve natyrore më të bukura në Europën Lindore. Udhëtimi zgjat dy orë, nis në fshatin Podbanske dhe përfundon në lokalitetin Liptovsky Hradok, ku ndodhet edhe kështjella me të njëjtin emër.
Lumi Inn, Austri
Austria është një nga destinacionet ideale për të gjithë ata që janë në kërkim të aventurave në natyrë dhe rajoni i Insbrukut është i mbresëlënës.
Këtu mund të praktikojnë rafting si fillestarët dhe profesionistët e këtij sporti: të parët duhet të drejtohen përgjatë rrjedhës së sipërme të lumit Inn, 10 km. Udhëtimi zgjat tre orë dhe është i përshtatshëm për familjet (me fëmijë mbi 5 vjeç). Profesionistët e këtij sporti kanë dy alternativa: rafting përgjatë lumit Sanna, degë e Inn, gjithashtu vendi i kampionateve botërore të kajakut, ose grykat Landeck, një nga pjesët më të bukura të lumit Inn, që fillon në qytetin e Fliess .
Saltarios, Spanjë
Në zemër të Andaluzisë, në provincën e Kordobës, rrjedh lumi Genil, përgjatë të cilit praktikohet rafting me vështirësi mesatare. Rrugëtimi, që fillon në Benameji dhe përfundon afër qytetit të Palenciana, është i gjatë 9 km dhe mosha minimale e kërkuar për të marrë pjesë është 14 vjeç.
Ujëvarat e Marmore, Umbria, Itali
Ndër ujëvarat më të larta në Europë, Marmore e bëjnë Umbria-n një nga destinacionet ideale për të pasionuarit e sporteve ujore. I rrethuaR nga një bimësi e harlisur, e cila në disa pjesë të sjell ndër mend vendet tropikale, lumi Nera rrjedh me vrull, mbi shkëmbinj për më shumë se 3 km. Niveli i vështirësisë është 4 (duhet të jeni të rritur për të praktikuar rafting.), Ata që parapëlqejnë një itinerar më të qetë, por gjithsesi duan të provojnë një përvojë argëtuese, mund të marrin pjesë në itinerarin më pak aventuror, që nis nga Ferentillo dhe përfundon në bazën detare Arrone./monitor/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha