Rishtypja e kartëmonedhës, emetim i vitit 2015, është miratuar me vendimin nr. 15, datë 26.02.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 lekë, emetim i vitit 2007.
Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”.
Duke filluar nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha me vlerë nominale 500 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...