Qeveria vendosi dje një ditë pas takimit Rama- Micotaqis ndryshimin e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e detit.
Nga 13 ekspertë që përbëhej më parë grupi tani janë vendosur 7 zv.ministra të kabinetit Rama.
Vendimi i menjëhershëm pas vizitës së Ramës në Athinë është një sinjal se në takimin mes dy kryeministrave ka patur një dakordësi për të nisur sa më shpejt bisedimet për çështjen e mbetura mes dy vendeve. Bisedimet u lanë në mes gati një vit më parë, pas disa takimeve në Greqi dhe Korcë mes ekspertëve të cilët drejtoheshin nga dy ish ministrat e Jashtëm Kocias dhe Bushati. Me largimin e tyre ndryshoi edhe grupi negociator por jo cështjet në diskutim. Ky grup kishte arritur marrëveshje për çështjen e patentave dhe kjo marrëveshje në fund u la që të votohet sa më shpejt nga parlamentet e të dy vendeve si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri. Çështje thelbësore është ajo për zonën ekskluzive ekonomike në ujërat e detit Jon e cila ka mbetur pa një zgjidhje.
Një marrëveshje e nënshkruar vite më parë mes Shqipërisë dhe Greqisë është rrezuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Në atë marrëveshje ishte ish ministrja e jashtme greke Bakojanis, ndërsa tani i vëllai i saj Micotaqis kërkon ta shtyjë më tej procesin.
Ja vendimi që ndryshoi grupin negociator.
PËRBËRJEN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR ADMINISTRIMIN E UJËRAVE NDËRKUFITARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare (në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:
⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, kryetar;
⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme, anëtar;
⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, anëtar;
⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, anëtar;
⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për energjinë, anëtar;
⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;
⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, anëtar.
2. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe kryen këto detyra:
a) Organizon mbledhjet e Komisionit dhe njofton anëtarët;
b) Planifikon dhe harton projektaktet, sipas tematikave përkatëse;
c) Realizon çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i Komisionit;
ç) Raporton periodikisht pranë Kryeministrit për veprimtarinë e Komisionit.
3. Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.
4. Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.
5. Titullarët e institucioneve përgjegjëse të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë Komision.
6. Vendimi nr.177, datë 26.3.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë dhe detyrat e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare”, i ndryshuar, shfuqizohet.
7. Ngarkohen Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe institucionet e përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./tch
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...