Google ADS

Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi, Milo thotë se Rama dhe Meta s’kanë asgjë në dorë

23:45 | 14 Janar 2019
Trina Galanxhi

Debati për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat e diskutuara në televizionin TopChannel.

Në një kronikë u soll në kujtesë deklarata e Edi Ramës dhënë në shtator të vitit të kaluar. Rama tha asokohe se: “Kam ndjesinë e fortë që jemi para një shansi historik”.

Për Paskal Milon, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një sugjerim, por që s’do të realizohet për një kohë relativisht të gjatë.

“Mbase në ndonjë rrethanë tjetër kur dy vendet mund të jenë gati për të hyrë në BE, mbase atëherë. Por në kushte kur dy vendet nuk kanë të konsoliduar një dialog të shëndetshëm, nuk besoj se do ndodhë. Mund të ketë konsensus ndërkombëtar por nëse nuk ka konsensus kombëtar, nuk bëhet”, u shpreh ai.

I pyetur se si i duket fakti që Rama duket pro ndryshimit të kufijve, ndërsa Meta duket kundër, Milo u përgjigj: “Mbështetur në deklarata që kam dëgjuar, kjo të krijon përshtypjen se Rama është pro ndryshimit të kufijve ndërsa Meta thotë jo. Por e vërteta është se nuk janë ata që e do vendosin, por shqiptarët e Kosovës. Është shtet i pavarur dhe demokratik dhe vendosin ata. Edhe vetë drejtuesit e Kosovës kur zihen në Kosovë kërkojnë përkrahje në Tiranë, por kjo nuk më duket normale”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme