Ndryshimet në statut, Partia Demokratike mbledh nesër Këshillin Kombëtar

15:35 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Të premtën orën 18:00, Partia Demokratike, mbledh këshillin i cili diskuton draft statutin që do miratohet në kuvendin kombëtarë të thirrur në 28 dhe 29 prill.

Disa ditë më parë Kryesia e Partisë Demokratike, diskutoi një dokument poltik për parimet që duhej të ndryshoheshin në statut, ndërsa burimet i thanë ora Neës, se grupi i punës po punon ende për të draftuar ato parime, në mënyrë që këshilli të ketë një dokument përpara për ta diskutuar.

I pytur nga mediat, Lulzim Basha më herët foli për dy vlera bazë që do të sjanksjonohen në statutin e ri.

Demokracia e brendshme dhe krijimi i një strukture partie moderne europiane. Në statut krhas ndrysimeve të tjera pritet të ndryshojë mënyra se si përzgjidhen kandidat për deputet dhe kryebashkiak, duke i ngarkuar më shumë kompetenca anëtarësisë./Syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme